SHPERNDARJA E BALANCUAR E POPULLSISE NE TERRITORIN KOMBETAR
RISHPËRNDARJA E POPULLSISË NË TERRITOR, NJË MODEL I RI ZHVILIMI HAPSINOR. Mapo, 05.09.2013. Një nga debatet e rëndësisë së vecantë të botës moderne është debati mbi origjinën e krijimit të qyteteve. Pyetjes se “si dhe kush origjinalizoi veprime për stabilizimin e njerëzve në territore të caktuara?”, i janë përgjigjur shumë kërkues. Përgjigjet kanë qënë të shumëllojshme, por ato mund të grupohen në dy rryma kryesore mendimi. Rryma e parë, që është edhe rryma që mbështetet gjerësisht, është “Dominanca e bujqësisë”. Kjo rrymë thekson se ishte zhvillimi i bujqësisë që nxiti intalimet fillestare të përhershme të popullsisë dhe pak e nga pak krijimin e qëndrave të mëdha të banuara. Dhe në vazhdim krijimin e qyteteve. Ndërkohë rryma tjetër kundështon këtë “skenar” dhe formulon tezë se, ishin gjuetarët ata që iniciuan grupimin në qëndra të ndryshme me qëllimin e shkëmbimit dhe tregëtimit të produkteve të gjuetisë me mallra të tjera të nevojshme. Apo se ishte, nevoja e njerëzve për organizim ...