Posts

Showing posts from July, 2017

BANESA DHE TREGU I PASURIVE TE PALUAJTSHME

IMOBILIARET NË PIKIATË! Mapo 14.12.2012 Raportime, analiza, dhe opinione kanë mbushur kohët e fundit faqet e shtypit të shkruar, dhe jo vetëm ato, mbi krizën në fushën e ndërtimit dhe pasurive të patundshme. Mendime dhe shikime të ndryshme por që mbështeten në një fakt konkret, empirikisht të matshëm, atë të krizës në sektorin e ndërtimit të banesave. Sepse, më duhet ta them që në fillim, kemi të bëjmë me një krizë, përgjithësisht, të sektorit të ndërtimit të banesave dhe jo të ndërtimit në total. Megjithëse janë investime publike, ky sektor ndërton edhe sistemin rrugor kombëtar e lokal. Sistemet e kanalizimeve dhe ujësjellsave apo rrjetet e tjera të infrastrukturës inxhinierike apo sociale. Fabrika prodhimi, magazinimi apo objekte të tjera ekonomike. Biles edhe hotelet, baret, kafeteritë, restorantet e pabet luksoze. Sidoqoftë, ndërtimi i banesave ishte komponenti më i sukseshëm i kësaj industrie, në vitet 1995-2008. Dhe është e kuptueshme, rënia e një elementi (sidomos më i rëndësis...

QYTETI

SHTATË PROBLEME TË MËDHA URBANE DHE NJË PROPOZIM PËR ZGJIDHJE. Koha Jone, 28.11.11 Planifikimi i qyteteve shqiptare është një teknikë e aplikuar vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Këtu duhet përjashtuar Tirana, ku pas disa inisiativash parciale të vitit 1923, 1926, 1928, 1929, hartoi në vitin 1942 planin e parë të mirëfilltë rregullues të përgjithshëm. Ky plan, jo vetëm konsideronte një territor më të plotë të qytetit por edhe jepte parashikime për një periudhë të gjatë kohore, deri në vitin 2000. Për t’u përmendur janë edhe planet e qyteteve Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Sarandë që i përkasin të njëjtës periudhë kohore. Sidoqoftë, në pjesën dërmuese të tyre, ato u hartuan nga autorë të huaj. Planifikimi i mirëfilltë urbanistik filloi të aplikohej gjerësisht pas viteve ’60-të, kur u përgatitën specialistët e parë në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës në shkollat e Europës Lindore. Nën frymën e “arkitekturës si art social” dhe të “qytetit funksional” të “Kartës së Athinës”...